Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në raportimin e bërë në Komisionin parlamentar ka theksuar se për shkak të investimeve dhe masave paraprake është ulur barra e grave të prekura nga kanceri. Ajo nënvizoi se janë kryer 1.3 milionë analiza, çka ka sjellë zbulueshmërinë në kohë të të prekurave  duke bërë të mundur kurimin. Në të kundërt me të, deputetët e opozitës e kanë cilësuar situatën në spitale dramatike, me mungesë mjekësh të specializuar dhe me mungesa pajisjesh.

Në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë, ministrja Ogerta Manastirliu, ka theksuar se tashmë Programi Kombëtar i depistimit të kancerit të qafës së mitrës ka nisur të zbatohet me trajnimin e mjekëve të familjes dhe infermierëve në të gjithë vendin.

Ajo ka theksuar se HPV do të kryhet falas për rreth 16 mijë gra në vit, të cilat do të ftohen të bëjnë testin pa pagesë pranë qendrave shëndetësore, me qëllim identifikimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.

Manastirliu deklaroi në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend se janë mbi 10 milion euro.  

Manastirliu: Tre programe parandalimi për tumoret që sot ofrohen në nivel kombëtar (Kontrolli Mjekësor Bazë, Programi i depistimit të kanceri të gjirit dhe programi më i ri, i depistimit të kancerit të qafës së mitrës, kanë sjellë një ulje të rasteve të vdekjeve që lidhen me tumoret, duke konfirmuar trendin e njëjtë me atë të vendeve të Bashkimit Europian.

Po ashtu ajo nënvizoi se për sëmundjet tumorale financohet mbi 2.5 herë më shumë barna.

Manastirliu: Për sëmundjet tumorale financojmë sot mbi 2.5 herë më shumë barna nga lista e barnave të rimbursueshme, ndërsa është rritur me afro 2 herë mbulimi me barna imunoterapeutike në spitale. Sot është fakt se mbulojmë 100% trajtimin e kancerit të gjirit për gratë.

Por për PD-në, situata në spitale është e vështirë.

Pampuri: Ka vetëm një kolonoskopi, mundet një Shqipëri e tërë ta përballojë vetëm me një kolonoskopi.Keni mamografitë në spitale rajonale, në Tiranë është një dhe dy të lëvizshme. Mund të më thoni zonja Ministre për sa kohë merret përgjigjja e mamografisë te gratë që e kryjnë me mamografi të lëvizshme. Unë kam informacine se merret pas një kohe shumë të gjatë. E dini ju se ata mjekë që ndjekin 1000 të sëmurë punojnë në kushte mizerabël?

Për opozitën dhe target grupi i përzgjedhur për t'iu bërë analiza falas nga mosha 40 -49 vjeç është i gabuar dhe qëllimi është për të kursyer para.



/Ora News.tv/