Një murgeshë e përfshirë në një betejë ligjore për një mosmarrëveshje pronësore me këngëtaren Katy Perry u rrëzua dhe vdiq në gjykatë gjatë një seance gjyqësore.

Murgesha vdiq të premten raporton BBC.

Motra Catherine Rose Holzman ishte 89 vjeç. Ajo ishte një nga 2 murgeshat e përfshirë në betejë ligjore me Perryn mbi një ish-manastir në qytetin e Los Angeles.

Perry pranoi të blinte pronën për 14.5 milionë dollarë në vitin 2015 por marrëveshja u prish kur banorët e mëparshëm kundështuan.

Murgeshat Catherine Rose dhe Rita Callanan thanë se nuk dëshironin tia jepnin manastirin dhe tokën përreth ylli të muzikës për shkak se hitet e saj ndonjëherë kanë qenë provokative si Kissed A Girl dhe Ur So Gay.

Perry mendohet se i ka takuar murgeshat për ti bindur dhe mendohet se i ka treguar tatuazhin e Jezusit si edhe këndoi një himn për to, por atyre nuk iu ishte mbushur mendja.

Murgeshat ia shitën pronën pronares së një restorani Dana Hollister, pa miratimin e Kryepeshkopatës së tyre.

/Ora News.tv/