Po luhet gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Botës. Në "Luzhniki Stadium" kanë zbritur në fushë Anglia dhe Kroacia, me dy skuadrat që tentojnë të sigurojnë një biletë për në finalen e 15 korrikut në Moskë.

Si çdo takim, në sheshin kryesorë të Tiranës "Skënderbej" është vendosur një monitor i madh, ku nuk mungojnë dhe tifozët shqiptarë. Mikrofoni i "Ora News" ishte aty së bashku me shumë të apasionuar, ku shkëputi disa ndjesi për këtë përballjeje.


/Ora News.tv/