Beteja e tmerrshme, banorët përballen me anakondën gjigante për të shpëtuar qenin

Beteja e tmerrshme, banorët përballen me anakondën gjigante

Ky është momenti kur një qen është shpëtuar nga disa banorë nga një anakondë gjigande.

Anakonda kishte mbështjellë në trupin e saj qenin dhe po e përgatiste për ta bërë ushqim.

Por kanë qenë fshatarët e një zone në Brazil që kanë arritur ta shpëtojnë qenin.

Sipas Andrew Barao, i cili ka postuar videon e frikshme, qeni u zhduk nga ferma dhe pas kërkimeve u zbulua se po bëhej ushqim pasditeje për një anakondë.

Ai u shpreh se fshatarët shumë shpejt u vendosën në veprim për ti shpëtuar jetën qenin, i cili pothuajse ishte i vrarë.

Në video, shihet njëri nga fshatarët që kap gjarpërin nga bishti dhe ndihmuar nga një burrë tjetër e tërheqin nga uji.

Ndërsa anakonda tërhiqet nga uji, qeni shihet qartë rrethuar në trupin e saj.

Më pas dy banorët e dërgojë në fushën me bar përgjatë lumit anakondën dhe një banor i tretë u bashkohet në përpjekje për të liruar qenin.

Njëri nga burrat fillon ta godasë gjarpërin me shkop dhe pas disa minutash arrijnë që ta shpëtojnë qenin.

EMISIONET