Besiktash siguron vendin e parë, Maribor "ndal" Spartakun

Besiktash siguron vendin e parë, Maribor "ndal" Spartakun

Besiktash është ekipi i 5-të që siguron kalimin në fazën e 1/16 të Uefa Champions League.


Turqve i mjaftonte vetëm një barazim në ndeshjen e sotme ndaj portugezve të Portos, rezultat që u arrit që në pjesën e parë, dhe u mbajt i pandryshuar deri në fund. Vendasit e shikuan vetën në disavatazh, falë një egzekutimi të bukur të një goditje dënimi, me mbrojtësin Felipe që goditi një penallti në lëvizje për të shënuar golin e avantazhit për Porton që në minutën e 29. Reagimi i djemve të teknikut Senol Gunes, nuk vonoi shumë, me Tosun që përfitoi nga një pasiguri e mbrojtësve portugez duke zotëruar topin dhe shërbyer brënda zonës Tallisca që me portën e boshatisur nuk fali, duke vendosur baraspeshën, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund të ndeshjes. Me ketë barazim Besiktash siguron vendin e parë në grupin G ndërsa Porto hedh një hap drejt fazës tjetër.


Në barazim 1 me 1 përfundoi dhe takimi midis Spartakut të Moskës dhe Maribor, me rusët që udhëhiqnin takimin deri në minutën e 92-të, por sllovenët barazuan ndeshjen falë një sulmi të rrjedhshëm, që u konkretizua në gol nga Mesanoviç, barazim që nuk i shërben Spartakut që 2 minuta nga fundi e shikonte veten me pikë të barabarta me Liverpulin, ndërsa tani pozicionohet në vendin e 3-të me 6 pikë, -1 nga Sevilja dhe -2 nga Liverpuli që luajnë përballë njëra-tjetrës në 20:45



EMISIONET