Besi feston ditëlindjen, Xhensila: Pa ty jam asgjë

Besi feston ditëlindjen, Xhensila: Pa ty jam asgjë

Aktori i humorit Bes Kallaku feston sot 33-vjetorin e lindjes.

Dhe në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonte urimi i bashkëshortes dhe nënës së fëmijës së tij.

Xhensila i ka dedikuar një status shumë emocionues në Instagram, ndërsa shprehet se pa të nuk është asgjë.

Këngëtarja ka edhe një kërkesë për aktorin, që të gjejë më shumë kohë për të dhe vajzën e tyre Ajka.

"Çfarë jam pa ty? Asgje. Ne te mire dhe ne te keq ti gjithmone je krah meje. Ne çdo frymemarrje, ne çdo hap te jetes time, dhe ne çdo moment qe do jetoj, dua ta jetoj me ty pergjithmone. Kjo ditelindje eshte magjike per ne. 33 vite jete, 33 vite buzeqeshje, shprese, miresi, besnikeri per kedo qe ka qene prane teje. Ky 33 vjetor te gjeti me te plotesuar se kurre me pare, ashtu sic e kishe imagjinuar veten qe ne vogeli. E gjitha çka uroj per ty eshte shendet, une do perpiqem ta bej jeten tende sa me te qetë dhe te bukur, ashtu siç ti gezon ditet tona. Te lutem qendro me ne pak me shume, me ne gocat qe kur te kaloj dhe pak kohe, do zihemi se kush te ka dhe kush te do me shume,"-shkruan Xhensila.




EMISIONET