Bersluskoni di përmendsh fjalimin e Matteo Salvinit

Bersluskoni di përmendsh fjalimin e Matteo Salvinit

Në një kohë kur Italia mbetet ende në udhëkryq politik sa i përket krijimit të qeverisë së re, Silvio Berlusconi bëhet sërish kryefjalë, por jo për arritjen e një marrëveshjeje. Kreu i partisë Forza Italia është shfaqur duke shoqëruar me gjeste deklaratën e përbashkët të koalicionit të qendrës së djathtë, lexuar nga udhëheqësi i Legas, Matteo Salvini.

Do të duhej të kishte qenë një deklaratë e zakonshme për shtyp për të informuar italianët mbi procesin e krijimit të qeverisë së vendit pas konsultimeve me presidentin e republikës Sergio Matarella. Por Silvio Berlusconi e ktheu situatën në një shfaqje, ku vëmendjen e rrëmbeu ai dhe jo Matteo Salvini.

Ndërkohë që kryetari i Legas lexonte deklaratën e përbashkët të koalicionit të qendrës së djathtë pas takimit me kreun e shtetit, Berlusconi duket se e dinte përmendësh fjalimin, pasi u shfaq duke numëruar me gishta pikat e programit të koalicionit dhe duke përsëritur të njëjtat fjalë të thëna nga Matteo Salvini.

Pas përshëndetjeve, Berlusconi zhvendosi Salvinin si edhe presidenten e partisë Fratelli D’Italia Giorgia Meloni, iu drejtua mikrofonëve dhe i rekomandoi gazetarëve të sillen mirë, ndërkohë që sulmoi Lëvizjen 5 Yjet. “Mësoni të dalloni demokratët e vërtetë,” u shpreh 4 herë kryeministri i Italisë. Shfaqja e tij nuk i ka shpëtuar përdoruesve të mediave sociale, të cilët kanë ironizuar sjelljen e 81-vjeçarit.

EMISIONET