Bersant Celina "braktis" Cityn për gjigandin uellsian

Bersant Celina "braktis" Cityn për gjigandin uellsian

Bersant Celina është thuajse një futbollist i Swansea. 

Sipas mediave angleze, Celina i ka kushtuar arkave të skuadrës uellsiane 4 milionë euro, ndërkohë që sulmuesi kosovar vjen pas eksperiencën vërtetë pozitive tek Ipswich Town.

Në radhët e Ipswich sulmuesi 21 vjeçar ka shënuar shtatë gola në 35 ndeshje, ndërsa ka nënshkruar për katër vite dhe pritet të bëhet zyrtare nga klubet. Celina ka qenë në huazim edhe te Twente ku kishte zhvilluar shumë ndeshje dhe kishte shënuar gola.

Kartoni i Celinës zotërohej nga Manchester City, por duke parë konkurencën tek "qytetarët" talenti kosovar ka zgjedhur Sëansea për të vazhduar karrierën. Këtë sezon uellsianët militojnë në Championship, me synimin që është i prekshëm, rikthimin në elitë.


EMISIONET