Berluskoni "bëhet" trajner: Gattuso, pas sulmuesve luaj me Bonaventurën

Berluskoni "bëhet" trajner: Gattuso, pas sulmuesve luaj me

Silvio Berluskoni nuk është më në krye të klubit të Milanit, por ish kryeministri i Italisë duket se nuk i ka shkëputur lidhjet me kuqezijtë.

Në një intervistë për "Premier Sport" Berluskoni ka cekur problemet që po kalon skuadra e Milanit, duke dhënë dhe këshilla për teknikun e kuqezijve Gennaro Gattuso.

"Unë ofroj urimet e mia më të mira për Rino Gattuso, por situata që po kalon Milani kohët e fundit nuk rregullohet me  "shkop magjik".

 "Ideale do të ishte që të luajë me dy sulmues dhe Bonaventure prapa. Suso dhe Bonaventura, me italianin që më kujton  brazilianin Kaka, janë dy kampionë që mund ta ngrijnë lart Milanin, duke mos harruar dhe talentin e Donnarummës.
" -përfundon Silvio Berluskoni

EMISIONET