"Bashkëpunoni në krijimin e qeverisë së re ose e ardhmja demokratike e vendit vihet në rrezik". Ky është apeli i lëshuar sot në mediat italiane nga Silvio Berlusconi, lideri i Forza Italia, ndaj Partisë Demokratike, forcës  humbëse të votës së 4 marsit.

Ndërsa kryesia e Partisë Demokratike mblidhet për të analizuar strategjinë e ardhshme politike , Silvio Berlusconi, i bën thirrrje të ndërgjegjësohet në emër të së ardhmes së vendit.

"Bashkohuni me koalicionin e së djathtës, formacionin politik fitues të zgjedhjeve e na ndihmoni të krijojmë qeverinë e re", është shprehur sot Silvio Berlsuconi duke riktheksuar se i takon së djathtës e drejta dhe detyra për të krijuar qeverinë e re italiane.

Në rast të kundërt koaliconi i djathtë do të kërkoj zhvillimin e zgjedhjeve të reja, një skenar ky që,  sipas liderit të Forza Italias, "do të ishte një sinjal i keq për demokracinë në vend duke e futur në një rrugë të vështirë e të pazgjidhshme."

Sipas Silvio Berlusconit, "Italia ka probleme të vështira për të zjgidhur sic është papunësia tek brezat e rinj. Varfëria, gjëndja e vështirë ekonomike në jug të vendit, kriza e emigracionit, të cilat janë urgjenca dramatike që nuk mund të jenë vetëm temë e një fushate elektorale."

Silvio Berlusconi: "Më mirë të marrim disa javë kohë për të krijuar qeverinë e re, se sa muaj të tërëm për një fushatë tjetër elektorale. Një fushatë e tjetër elektorale është një sinjal i keq për demokracinë Italiane."


/Ora News.tv/