Berisha: Zarf me 5 mijë euro për provimin e policisë

Berisha: Zarf me 5 mijë euro për provimin e policisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar atë që ai e konsideron si pazar me provimin për pranimin në radhët e Akademisë së Policisë. Sipas Berishës, duhet të paguash një shumë prej 5 mijë eurosh për t'u pranuar.

Postimi i plotë i Berishës:

Pazari me provimin e policise arrin ne 5000 euro! sb

Mirembrema Doktor . Sot u zhvillua provimi me shkrim per akademine e policise . Megjithese ishte nje teze super skandaloze nga ministria e arsimit , na thane qe pergjigjet do ti marrim menjeher pas peefundimit te testimit , meqense sipas tyre cdogje korigjohet me sistemin scantron , pra elektronike .

Si ka mundesi qe akoma nuk kane dale pergjigjet , kur ka kaluar gjysma e dites .

Ku eshte transparenca dhe modernizmi i policise se shtetit . Turp i madh , sepse testimi ishte me Laps te zi dhe mundesh shume leht ti fshije apo ndryshoje pergjigjet , manipulim super i lehte .

Pse nuk dalin dhe ta pranojn se lista e Fituesve qendron nen sirtaret e drejtuesve te policise , ku vetem sipas merites nuk ka perzgjegje te fituesve . 3- 5 mij euro ishte zarfi nën dore per te qen fitues .

Turp se na mburret ai i gjati per meritokraci .

Anonim tlt se kan per te na iheq fare edhe ato pike qe i kemi tonat .

EMISIONET