Berisha: Vuçiç vendim për shpopullimin e Luginës së Preshevës, e mbështet Rama

Berisha: Vuçiç vendim për shpopullimin e Luginës së

Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka miratuar vendimin për shpopullimin e Luginës së Preshevës. Në një deklaratë për mediat Berisha tha se regjimi i Vuçiç po zëvendëson udhëheqësit shqiptarë legjitimë me refugjatë nga territore të tjera, jo vetëm të Ballkanit

 Berisha: Në këtë periudhë mjalti mes dy zyrtarëve të lartë, regjimi i Vuçiç ka ndërmarrë masa antishqiptare ndër më të egrat që ka njohur Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Ai synon ripopullimin e këtyre trevave të pastra shqiptare, me refugjatë nga territore të tjera të Ballkanit. Për këtë qëllim në dhunim të ligjeve dhe kushtetutës dhe konventave kombëtare regjimi i Vuçiç ka zëvendësuar udhëqësit legjitim të shqiptarëve të Preshëves në vasalë të tij të cilët marrin vetëm në një mbledhje mbi 50 vendime të diktuara fund e krye nga Beogradi, të miratuara nga Edvin Kristaq Rama i cili është i angazhuar në një beteje për ekzistencën e tij në mbrojtje të trafiqeve të tij dhe aferave të tij skandaloze."

Berisha foli dhe për çështjen e Kumanovës dhe vendimin e dhënë ndaj të arrestuarve tek "Lagjja e Trimave" dhe kërkoi hetim ndërkombëtar.

Berisha: Në të njëjtën kohë forca albanofobike dënoi me 750 vjet burg shqiptarët në procesin e Kumanovës. Një proces i stisur tërësisht nga Shërbimet Sekrete të Shkupit, Beogradit dhe me siguri ato ruse.

Ish kryeministri tha se qeveria Rama ka zero interes kombëtar, ndërsa sipas tij ka interes vetëm pasurimin e paligjshëm të klikës në pushtet.

/Oranews.tv/ 



 


/Oranews.tv/

EMISIONET