Berisha tregon bisedën me ambasadorin për arrestimin e Vangjush Dakos

Berisha tregon bisedën me ambasadorin për arrestimin e Vangjush Dakos

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer bisedën me një ambasador të rëndësishëm. I ftuar në  emisionin "Debati në Channel One" me gazetarin Roland Qafoku, Berisha nuk përmendi emrin e ambasadorit, por tha se ai i kishte thënë që do ta arrestonin Vangjush Dakon.

Sali Berisha: Po ju tregoj bisedën me një ambasador shumë të rëndësishëm. Erdhi në zyra dhe më tha: Do ta arrestojnë edhe Gjushin?

I them çfarë? Ai përsëriti: Do ta arrestojmë Dakon.

 Mission impossible (Mision i pamundur) i them unë. 

Pse, më tha. Ja po ta them: A ke dëgjuar ndonjëherë në botë që mund të arrestosh gjysmën e një njeriu? Jo, tha. 

Por kjo është si të arrestosh gjysmën e Ramës. Mund të arrestosh Ramën por jo gjysmën e  tij. Nuk ka njeri në botë që nuk e di që Gjushi  e peshon në kandar Edi Ramën. Gjysma e Ramës është Vangjush Dako dhe gjysma tjetër e tij është Arben Ahmetaj.

Emisioni u transmetua mbrëmjen e 1 nentorit 2018 ne Ora News 

EMISIONET