Ish-kryeministri Sali Berisha ka sjellë në vëmendje qeverinë e kancelarit austriak Sebastian Kurz, i cili kërkon zgjedhje të parakohshme pas skandalit me zëvëndësin e tij.

Në një postin në Facebook, Berisha thotë se edhe pse në Shqipëri janë publikuar përgjime, përsëri nuk zhvillohen zgjedhje të parakohshme. Berisha i kujton Ramës se 25 maji i protestës po vjen.

Postimi i Sali Berishës

Jo jo nuk je kancelari i nderuar Kurz i Austrise por je bastardi skizoid i eterve xhelat! 25 maj po vjen!Fati i tyre te pret o Kryekriminel!

Miq, Shkak për dorëheqjen e Kancelarit Kurtz është bërë videoskandali me zëvendësin e tij, Heinz-Christian Strache, i cili dha dorëheqjen më herët.

Në video skandal shfaqej zv/kancelari me një manjate ruse, të cilët bënin pazare për të fituar zgjedhjet e vitit 2017. Në planet e tyre ishte edhe blerja e disa mediave.

Por në Shqipëri, edhe pse prokuroria ka përgjime ku dëgjohen eksponentë të lartë të mazhorancës teksa flasin edhe me njerëz të botës së krimit për blerjen e votave, sërish askush nuk ka dhënë dorëheqjen.

Frymëzuar nga kjo, në rrjet po qarkullon një meme, ku shfaqet Rama duke thënë: “Pse, kush jam unë, Kancelari Austriak?sb

/Ora News.tv/