Berisha: Rama sjell ligjin me shpejtësi të paimagjinueshme për të ekzekutuar Teatrin

Berisha: Rama sjell ligjin me shpejtësi të paimagjinueshme për

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi vjedhje nga kryeministri atë të po ndodh me hapësirën e Teatrit Kombëtar, duke nënvizuar se shpejtësia me të cilën sillet ligji është e pa imagjinueshme.

Berisha: Në vend që të paraqitet sot në Kuvend një program, një plan i studiuar për të adresuar 13 kushtet e caktuara nga Këshilli i Ministrave, paraqitet ligji i ekzekutimit të një simboli të arrirë kombëtar, Teatri Kombëtar.

 Nga një njeri që udhëhiqet nga urrejtja patologjike, ndaj çdo gjëje të arrirë në artin dhe kulturën shqiptare. Mbasi vet, i mbetur në komplekset primitive të një adoleshenti të droguar shkarravit gjithë jetën pa prodhuar një sukses të vetëm. Kjo që ndodh sot është e pabesueshme sepse shqiptarët presin çfarë do të bëjë ky Parlament, pas goditjes së tmerrshme që morën, pas hedhjes poshtë të rekomandimit të Komisionit për hapjen e negociatave, kjo lukuni mafiozësh ka vetëm një agjendë, që të vjedhë çdo minutë, çdo ditë.

Kjo që ndodh me teatrin, është vetëm vjedhje dhe vjedhje. Në një procedurë të super përshpejtuar, me një abuzim total pushteti dhe morali sjellin këtu ligjin për të ekzekutuar teatrin, një simbol kombëtar për një vend të qytetëruar. Nuk i përket teatri artistëve thotë xhahili dhe zhgarravitësi, kryemafiozi i vendit. Skena është ekstra territor me imunitet absolut ndaj sundimtarëve. Fatin e saj e përcaktojnë artistët, artistët dhe vetëm artistët.


EMISIONET