Berisha: Protesta e studentëve nxori cullak Edi Ramën politikisht

Berisha: Protesta e studentëve nxori cullak Edi Ramën politikisht

Ish-kryeministri, Sali Berisha, konfirmoi deklaratat e delegacionit të PE-së në Tiranë se ka pasur presion nga qeveria ndaj studentëve pjesmarrës në protestë.

I ftuar në emisionin "360 gradë" në Rtv Ora News, Berisha tha se ka marrë shumë mesazhe nga studentë që u bënin presion përmes prindërve me largim nga puna.

Berisha thotë se Rama funksionon me lista të zeza, por thekson se merita e studentëve është se e nxorën atë lakuriq politikisht.

Zheji: Nuk kemi dëgjuar nga opozita lista të zeza të atyre që kanë marrë pjesë te protesta e studentëve, si ka mundësi të na vijë nga Brukseli një informacion i tillë?

Berisha: Këta e kanë denoncuar studentët.Kam mesazhe, jo një por shumë sesi po u bëhet presion prindërve, sesi po largojnë nga puna prindërit për shkak të pjesëmarrjes. Ishte taktikë që e përdorte dhe Ramiz Alia. Ndoshta opozita nuk e ka konkretizuar me ndonjë deklaratë të veçantë. Edi Rama funksionon vetëm, me lista të zeza. I gjithë vettigu po bëhet me lista të zeza. Listën e zezë të vettingut e  kam denoncuar katër apo pesë herë. Shkoi në Fier zëvendëskryeministri që u zgjodh tani dhe bëri listën e zezë. Më sillni të gjithë organikën tha në mënyrë që të bëj pastrimin.

Studentët ikën në shtëpi por ky është revolucion. Studentët kanë meritën e pavdekshme e mbushën rrugën dhe sheshet e Tiranës dhe së dyti nëse e zbërtheu kush Edi Ramën, e nxori cullak politikisht, e nxorën studentët. Mos harro kur i tha studenti në Vlorë, në çdo fjalë që ti gënjen. Dhe i tha që fëmijët kanë frikë gogolin dhe ty. Sepse menderkryeministri gjithë ditën flet për burgjet, hekura. Studentët e zbërthyen Edi Ramën dhe treguan se është një bosh në çdo aspekt, në rrafshin e edukatës, në rrafshin e formimit, rrafshin kulturor. Autopsinë që i kanë bërë studentët Edi Ramës nuk ja ka bërë kush kujt kurrë.Ajo ishte një lëvizje pa udhëheqje, një lëvizje horizontale dhe si e tillë u tha shqiptarëve që dilet në shesh dhe dolën shqiptarët, është meritë e tyre.

EMISIONET