Parcela me kanabis në Krujë? Policia i kundërpërgjigjet Berishës

Parcela me kanabis në Krujë? Policia i kundërpërgjigjet

Fillimisht ish-Kryeministri Berisha publikoi fotot e dërguara nga një qytetar, ku denoncote parcelat e mbjella me kanabis në fshatin Shtjez të malësisë së Krujës.

Ne postim shkruhej se ishin mbi 2 mijë rrënjë hashash pranë një përroi.


Menjëherë më pas reagoi policia e cila u shpreh se fotot i përkisin një periudhe të mëhershme pavarësisht se janë përdorur si aktuale.

"Në datë 9 korrik 2018, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike janë organizuar shërbimet dhe kanë ushtruar kontroll në fshatrat Mafsheq, Barkanesh, Njësia Administrative Cudhi dhe fshatin Kurcaj, Njësia Administrative Nikel ku në total janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 643 bimë Cannabis Sativa" shkruan policia e Durresit. 

EMISIONET