Berisha: Nuk e përfytyroj veten aty ku isha

Berisha: Nuk e përfytyroj veten aty ku isha

Ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora la të kuptohej se nuk ndiente keqardhje që kishte hequr dorë nga drejtimi i PD-së.

Pjesë nga biseda në studio: 

Dyrnjaja: A e kishit rrëzuar Ramën më shpejtë se Lulzim Basha sot nëse do ishit në krye të PD-së me gjithë këto skandale që përmendni? 

Berisha: Unë nuk mund të them kurrë më, ah sikur të isha edhe njëherë. Sepse kam dhënë një dorëheqje me ndërgjegjë të plotë dhe as në një të qindëtën e sekondës nuk e përfytyroj vetën sikur të isha më. 

Dyrnjaja: Por vendimi kryesor i opozitës për djegien e mandateve është nga ju?

Berisha: Jo. Të jesh i bindur. 

Dyrnjaja: Ju e keni artikuluar i pari dhe i vetmi. 

Berisha: E ka artikuluar, por nuk është i imi. 

Dyrnjaja: Ju e imponuat atë zoti Berisha  me autoritetin që keni. 

Berisha: Nuk është dhe nuk mund të ishte kurrë sepse për një vendim kaq të rëndësishëm nuk mund të nxisja një grup. Unë nuk jam në drejtim prandaj nuk e kam vendosur unë. 


EMISIONET