Berisha: Narkopolicia që shoqëronte Daçiç aksidenton qytetarin, e lë si “qen” në rrugë

Ish-kryeministri Sali Berisha referuar denoncimit të qytetarit dixhital shkruan se narkopolicia në Tiranë mbrëmjen e djeshme ka aksidenruar një qytetar.

Në mesazhin e qytetarit shkruhet se eskorta policia ishte duke shoqëruar Daçiçin e Dodikin, kur ka aksidentuar shtetasin  Shkelxen Tota pranë Sanatoriumit.

Gjithashtu qytetari digjital shkruan se i aksidentuari ndihëm e parë e ka marrë nga kalimtarët, sepse policia e la si qen dhe tashmë ndodhet në gjendje të rëndë.

Postimi i plotë i Sali Berishës: 

Narkopolicia aksidenton qytetarin dhe e braktis ne rruge ne gjendje kritike dhe si kriminele fshehin krimin!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje zoti Berisha, Dje rreth ores 2:30, afër Sanitariumit, eskorta e policis duke shoqëruar Daçiçin e Dodikin , ka përplasur një qytetar i quajtur Shkelxen Tota. Dhe e kan lën si qen nê rrugë , ndihmëm e parë e ka mar nga kalimtaret, Dhe ndodhet në gjendje Kritike te Reanimacioni Traumës.

EMISIONET