Berisha mbështet studentët: Janë në betejë kundër regjimit të Edi Ramës

Berisha mbështet studentët: Janë në betejë kundër

Ish kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje studentëve të vijojnë rezistencën dhe të mos dëgjojnë manipulatorët. Gjithashtu i bëri thirrje shqiptarëve ti mbështesin

Sali Berisha: Sot kemi një dhjetor të dytë. Si asnjëherë tjetër universitetet e vendit kanë nisur një betejë të vendosur kundër një regjimi, një nga regjimet më të këqija dhe ky eshtë ai i Edi Ramës i cili ka përqëndruar të gjithë pushtetet në duart e veta. Ky regjim ka varfëruar dhe largon shqiptarët nga Shqipëria. 

Studentët me lëvizjen e tyre po ngjallin shpresat shqiptarëve dhe unë duke u shprehur atyre mbështetjen më të fuqishme u bëj thirrje shqiptarëve ti mbështesin me të gjithë mundësitë e tyre. Mos dëgjoni ata manipulatorë që kërkojnë t'ju shkëpusin."

Fjala u mbajt tek memoriali i Azem Hajdarit ne Qytetin Studenti ku PD dhe FRPD nderuan sot  Levizjen Studentore 1990.


LEXONI TE PLOTE  Dita e tretë e protestës/ Studentët 7 orë rezistencë para ministrisë së Arsimit: Nuk ndalemi! (8 dhjetor 2018)



EMISIONET