Berisha: Kreu i Kishës ruse erdhi për t'i sjellë Ramës një mesazh

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se kreu i Kishës Ortodokse ruse që vizitoi Tiranën, pak ditë më parë erdhi për t'i sjellë një mesazh kryeministrit Rama.

Berisha: Edi Rama e dinte që ai e kishte vizitë politike dhe jo kishtare. Pas Putinit patriarku i Moskës është njeriu më i fuqishëm. Shenjtëria e tij Cirili është pothuajse afër Putinit nga forca. Mister ishte takimi në kryeministri. Rama mori në këtë takim ministrin e Diasporës (Zotin Majko) A thua se shenjtëria e tij ishte nga diaspora shqiptare. Kjo ishte pjesë e takimit.

Zheji: Ndoshta e ka marrë si ortodoks.

Berisha:  Për ortodoks duhej të shkonte në Kishë,por në qeveri, po të mos kishte mister dhe sekret pritej me Bushatin aty.

Zheji: Po çne Majko, se Majko nuk  është as i konspiracion.

Berisha: Nuk them se shkoi për të bekuar apo kunguar Edi Ramën por për ti përcjellë një mesazh.  Mesazhi mbetet për tu parë.

Zheji: Ka qenë qoke?

Berisha: Qoka i takonte tek presidenti si kryetar shteti.  Kryetari i Shtetit e priti me Baba Mondin e kryepeshkopin Janullatos dhe kryepeshkopin e Kishes Katolike. E priten dhe e panë të gjithë. Zotëria për të dalë në Paris me këta të tre, për tu kapardisur, kapardisej  por Edi Rama e dinte se ai e kishte vizitë politike dhe jo kishtare tek Edi Rama.

Zheji: Çfarë mesazhi mund t'i çonte Ramës Putini?

Berisha: Fuqia korruptive ruse ka kufi vetëm qiellin. Mos e harroni këtë. Se çfare e tek. Por faktikisht ai u prit jo si kryeministër i një vendi pluri-religjioz, por u prit sikur Kryeministria të ishte një kishëz ortodokse. Nuk ka rastësi në protokolle. Mediat nuk u ndalën tek kjo. Ai nuk shkoi për të bekuar Edi Ramën. Ai e di se Edi Rama është i pafe. Mund të jetë bërë mysliman tani. Ky e shndërroi zyrën sikur po e priste në Kishë.



EMISIONET