Berisha: Erdogan bëri synet politik Edi Ramën; Vangjeli: Ju ka bërë dhe ju me Fatosin

Berisha: Erdogan bëri synet politik Edi Ramën; Vangjeli: Ju ka

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, deklaron se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan është një njeri që ka ndikim në Shqipëri për shkak të lidhjeve të ngushta me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Berishës, fuqia apo ndikimi i presidentit turk në Shqipëri buron pasi Erdogan ka bërë synet politik Edi Ramën. Deklaratën ish-kryeministri e bëri në studion e emisionit “Opinion” .

Berisha: Erdogan ka ndikim në Shqipëri sepse e kam deklaruar që në datën 8 shtator të 2013 që ai e bëri synet politik Edi Ramën. A ka mundësi që Edi Rama të shkojë me gjithë kabinetin e tij në mbledhje pa krijuar qeverinë, nuk kishte ndodhur kurrë.

Vangjeli: Rexhep Tayp Erdogan ka bërë synet politik tre Kryeministrat shqiptarë, Fatos Nanon tek oborri i Telekomit, ju ka bërë ju synet tek tunelet ku punonte Benkel +Enka .

Berisha: Kurrë, erdhi për të inaguruar tunelin se ishte një kompani turke. Je gabim ti.





EMISIONET