Berisha denoncon: Ja çfarë fshihet pas shpërthimit në Shkodër

Berisha denoncon: Ja çfarë fshihet pas shpërthimit në

Shpërthimin e djeshëm (13 janar) në Shkodër ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron si një sulm narko-terrorizem!

Në një status në FB, Sali Berisha publikon dy mesazhe të dërguara nga qytetari dixhital. Sipas tyre shenjestra e sulmit ishte Lulzim Kulla, një mbështetës i PS, dhe i përfshirë në trafiqet e trogës.

Ja postimi i Sali Berishës

Akti terrorist ne Shkoder ishte narko-terrorizem!

Te dashur miq, Shkodra dje u trondit thelle nga nje akt i rende i mirefillte narko-terrorizmi, ne te cilin u plagosen 8 qytetare, nga te cilet kater ne gjendje te rende.
Shenjestra e tij ishte Lulzim Kulla, nje baron lokal droge me lidhje te fuqishme me pushtetin. Por eksplodimi i tritolit ne shesh ku kishte shume qytetare te tjere, eshte akti i mirefillte narko-terrori, qe deshmon se kanibalet e Kanabisit siç i quante pak dite me pare trafikantet shqiptare te kanabisit nje gazete e huaj, jane te gatshem qe per hakmarrjen dhe larjen e hesapeve midis tyre te "hane"dhe jete njerezish te pafajshem.

Akti narko-terrorist i djeshem ne Shkoder tregon edhe njehere pasojat katastrofale te politikes se kanabizimit te Norieges dhe perpjekjes se tij per te bere te paqene gjemen e madhe qe ai i beri vendit. Ne vitin 2016 Noriega deklaronte se kishte zhdukur 99,8% te kanabisit ne Shqiperi, kurse pak jave me pare rrahu gjoksin per suksesin, te cilin e formulo me dy fjale: “fundi i kanabisit".

Ne te vertet Shqiperia po perjeton jo fundin por narko-terrorizmin e kanabisit, kanibalizmin e vertet te baroneve te droges, si shprehja me mizore e kanabizimit te saj!

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhitale. sb

“Pershendetje z Berisha Lulzim Kulla ndaj te cilit u vendos eksplozivi dje asht mbeshtetes kryesor e Partise Socialiste dhe deputetve te saj ne Dukagjin e Shkoder.Ata e nxuren nga burgu per votat edhe pse qelloj mbi policine per te mbrojtur arat e tije te droges ne Dukagjine.Flitet se dinamitin ia kane vu per borxhet e droges.Ai ka grumbullue drogen por parate nuk u a ka dhene”

“Miremengjes Dr Berisha . Luli asht i perzim ne trafiqe e din tan shkodra se asht 1 me policing. Kurse per shefin e policise, oficerin, prokurorin, gjykatesin nuk eshte asgja!!!! Prej nadje deri ne darke rrijne ndreka e darka me kriminela dhe pse mos me ndodh kjo.”

EMISIONET