Berisha "ç'kodon" mesazhin e shkurtër të Ramës në Parlament

Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj në rrjetet sociale një deklarate të shkurtër të Ramës në Parlament, kur tha: “nuk ke faj Sali se ke marrë një mesazh". Ende nuk dihet realisht se çfarë mesazhi ka marrë Berisha, por ish-kryeministri shkruan se mesazhi i vetëm është rrëzimit i Zografit Bis, siç e cilëson ai.

Statusi i plotë i Berishës:

Mesazhi i vetëm – Largimi me çdo kusht i Zograf Kristaq Rames!

Te dashur miq, sot tek po largoheshim nga parlamenti dhe po ju drejtohesha deputeteve kanabiste se jeni te dënuar te dëgjoni një veshgjate si ky, Edvin Kristaq Urrejtja turfullonte duke thene se: “nuk ke faj Sali se ke marre nje mesazh, ke marre nje mesazh”.

Me kete rast dua t’ju siguroj ju dhe mbare shqiptaret se halli i vetem i kllounit halucinant eshte te kamufloje mesazhin absolutisht te vetem qe kam marrë dhe marr cdo dite nga miq brenda dhe jashte vendit dhe qe eshte rrezimi me cdo kusht i Zografit Bis. Njeriut qe mbyti me droge Shqiperine dhe po perpiqet te copetoje Kosoven dhe regjimit te tij te kakistokracise, per çka sot mbetem me i perkushtuar se kurre! sb

EMISIONET