Berisha: Çfarëdo tu hedhësh në fytyrë borxhi nuk i del

Berisha: Çfarëdo tu hedhësh në fytyrë borxhi nuk i

Ish-kryeministri Sali Berisha jashtë Kuvendit, komentoi situatën e tensionuar brenda sallës plenare, ku Paloka i hodhi bojë në fytyrë kryeministrit Edi Rama.

Berisha: Kreu i opozitës shprehu mendimin e opozitës dhe nuk i bëri asnjë fyerje personale përvecse i tha ato që ja thotë çdo shqiptar.

Kurse ai u lëshua me gojështhurjen e tij, me fjalë që ishin ofenduese. Duhet të marrën fund sharjet.

Pyetje: Berisha e dinte Paloka që do të shante Rama?

Berisha:  Po ku e di ti mori bojë apo ishte stilografi?! Ai mund të kishte një stilograf me vete.

Pyetje: A nuk është shkelje etike?

Berisha: A nuk ka gjë më të rëndë sesa kryetari i qeverisë që në cdo dalje shan kryetarin e opozitës. Vetëm në Venezuelë ndodh kjo.

Në bashkinë e Skraparit i lanë të gjithë pa rroga, sepse ka fatkeqësinë të jetë bashkia nga ka ardhur Presidenti i Republikës dhe nuk zbatojnë ligjin. I kanë bllokuar thesarin. Këta janë gangsterë dhe çfarëdo tu hedhësh në fytyrë këtyre borxhi nuk u del.

Lexoni me shume: E përqeshi para një jave, Paloka i kthen 'reston' Edi Ramës



EMISIONET