Ish kryeministri Sali Berisha paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë shans për të firmosur marrëveshjen me Greqinë për detin. Reagimi erdhi pasi Rama akuzoi Berishën se firmosi marrëveshje antikushtetuese me Greqinë.  Kur Rama kërkoi të replikonte nuk e lejoi Gramoz Ruçi. 

Edi Rama: "Ti Sali bashkë me mikun tim Lulzim e futët detin në govatë, në govatën e pushtetit tuaj të marrë fund  dhe më pas firmosët një marrëveshje antikushtetuese që e përkthyer në gjuhën popullore quhet tradhëti ndaj atdheut për cënim territorial. Dhe sot jeni gati dhe detin ta nxirrni rrugëve, që kush e di, të bëhet çfarë të bëhet po deti të na marrë të gjithëve vetëm të na nxjerrë matanë asnjë grope që po u hapet përditë dhe që ju e shihni më shumë sesa gjithë të tjerët, gropa e ndëshkimit të drejtësisë që nuk keni më asnjë shans ta ndaloni. 
Çfarë të flasësh me ju dhe për ju, kujt ti flasësh? Ju nuk jeni naivë, sidomos ti Sali je i ditur dhe i djallëzuar por je i tremur dhe jeni të gjithë të trembur. Këtu mes jush ka jo pak njerëz që nuk kanë arsye të tremben por frika juaj po i tërheq zvarrë në një rrugë pa rrugë. Nisemi sot dhe të shohim çfarë do të ndodhë nesër. Hajde te sheshi, te sheshi dhe të shohim a do të zihet përsheshi.

Sali Berisha Fole këtu por nuk u the shqiptarëve se cilën vrimë mia zgjodhe ti me datën 27? Juve oficierëve këtu ju kërkoi mbrojtje. Pyete njëherë se cilën vrimë miu zgjodhi ky me datën 27 janar se është kollaj të kërkojë mbrojtjen tuaj. Po pse nuk pati besim tek ju por shkoi e u fut në vrimën  miut? A mund të ma thoni të dashur oficerë që jeni këtu? Cilën vrimë miu? Lidhur me marrëveshjen, ti mendon që ... Ne si shqiptarë kemi problemet tona, por për një gjë nuk na akuzon dot kush kurrë. 

Askush nuk mund të na akuzojë për intelektin. Nuk është se nuk kemi fatkeqësira psikologjike por intelektin e kemi ne. Nuk ka shqiptar që e beson se Greqia për hirin tonë shkelmoi interesat e veta kombëtare. Cili është ai? Të nxorrën pa qeth me akt marrëveshjen. Asnjë pëllëmbë det nuk do të marrë kush në këtë territor. Cila është marrëveshja apo ligji i luftës. U thotë shqiptarëve ose këtë marrëveshje ose do kemi luftë. Tani gjej një vrimë tjetër miu. 

Ruçi nuk lejon te vazhdoje repliken kryeministri Rama 


/Ora News.tv/