Teksa Ambasadori amerikan Donald Lu mohoi t'i kishte kërkuar ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla arrestimin e Ilir Metës, ish-kryeministri Sali Berisha  lëshon deklaratën e fortë ku implikon një tjetër diplomat.

Berisha ka deklaruar se Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana  Vlahutin i ka kërkuar ish-kryeprokurorit Llalla arrestimin e tij.

Berisha: Unë kam pasur historinë time, Ambasadorja Vlahutin i ka kerkuar zotit Llalla arrestimin tim. Zoti Llalla i ka thënë Presidentit të Republikës, Bujar Nishani se zonja ka ardhur në zyrë dhe ka kërkuar arrestimin e Sali Berishës. Unë në fakt e kisha marrë vesh këtë fillimisht nga ambasadorë të huaj, por as nuk e kisha vlerësuar as se kisha vu fare. Kur para se t’ia thoshte Adriatiku presidentit Nishani, të paktën një vit më përpara, i thotë njërit se ajo, me fjalë zhvlerësuese për të, por unë nuk e kisha vlerësuar. Tani a e besoj unë atë? 100 për qind.

Më tej, ish-kryetari i Partisë Demokratike tha se Vlahutin u ka kërkuar para disa muajsh disa ambasadorëve të shkojnë në zyrën e saj pa telefona pasi mund të regjistrohen nga Sali Berisha

Berisha: Kur ke fiksime dhe komplekse nuk di të ndalesh.Një ditë para disa muajsh u thotë ambasadoreve të BE mos hajdeni në emision me telefona se 4 kate më poshtë është Berisha dhe na regjistron. Që një ambasadore të arrijë deri këtu ose është e sëmurë dhe ka obsesione….sëmuret cdo njeri, që ti thotë mendja asaj që Berisha mund të na përgjojë, mund të ketë një berishofobi 10 herë më të madhe se Rama, ose bën provokavcion sa ka patur persona qe kane qeshur me te.Kur mora vesh të dytën them që kjo që unë e kam quajtur guvernatore është e aftë të bëj cdo përpjekje por s’mund ta transpozoj ne rastin e ambasadoirit Lu se këtu e vërteta. Nuk e di.

Deklaratat Berisha i bëri gjatë një intervistë në ABC News.

/Ora News.tv/