Në rradhët e hetimit të FIFA-s, pas Xhakës dhe Shaqirit, është edhe futbollisti zvicerian Stephan Lichtsteiner.

Kapiteni zvicerian rrezikon të pezullohet me dy ndeshje pasi mbështeti dy futbollistët shqiptarë duke bëri simbolin e shqiponjës pasi dy golave kundër Serbisë në Kupën e Botës.

FIFA njoftoi se Lichtsteiner është akuzuar pas kryerjes së gjestit, simbol i nacionalizmit shqiptar.

I pari ishte Granit Xhaka që bëri simbolin e shqiponjës, pasi bëri golin e parë kundër Serbisë. Dhe më pas ishte Xherdan Shaqiri, që bëri simbolin pas golit të dytë, që vulosi edhe fitoren ndaj Serbisë.

Shaqirit iu bashkua në festim Xhaka dhe kapiteni Lichtsteiner.

Por FIFA i ka akuzuar për "provokimin e publikut të përgjithshëm", sipas nenit 54 të rregullave të tij dhe shkelësit dënohen me ndalim në dy ndeshje.

/Ora News.tv/