Pas sherrit mes trajnerit Starova dhe futbollistit Trashi, klubi i Partizanit vendosi ta dënojë mesfushorin, duke e dërguar tek ekipi B për një kohë të pacaktuar.

Ditën e sotme, ka qenë formacioni B i të kuqve, i drejtuar nga trajneri Genc Mahmutaj, që zhvilloi një ndeshje miqësore me Spartakun, dhe si kapiten, ishte pikërisht Lorenc Trashi.

Ky takim miqësor u fitua me shifrat 2-0 nga të kuqtë, dhe shënues ishin Gjeçi dhe Okebugu.

/Ora News.tv/