Dy persona mbetën të plagosur pasditen e sotme në një aksident rrugor në Berat në të cilin u përfshinë tre automjete.

Ngjarja ka ndodhur në orën 14.45 në rrugën Antipatrea në vendin e quajtur Ura e Goricës.

Mjeti me targa AA950AC është përplasur me mjetin tip Wolksvagen me targa AA252LN dhe mjetin tip Benz me targa AA179DH.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit me targa AA950AC shtetasi E.M 30 vjeç dhe pasagjeria K.Ç 25 vjeçe kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për në Spitalin Rajonal Berat ku po marrin ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


/Ora News.tv/