Berat, rrugët dytësore lihen në harresë

Berat, rrugët dytësore lihen në harresë

Rrugët dytësore në qytetin Muze të Beratit janë lënë në harresë të plotë. Shumica prej tyre nuk kanë parë asnjë investim në 25 vite, duke i shndërruar në pellgje balte në dimër ose hapësira pluhuri në verë.

Situata rëndohet veçanërisht gjatë muajve të dimrit. Mjaftojnë pak rreshje shiu dhe rrugët zhyten mes ujit dhe baltës duke e bërë të vështirë lëvizjen e këmbësorëve.

Në hyrje të qytetit në lagjen “Çlirim” në të gjitha rrugët dhe sheshet nuk është parë asnjë ndërhyrje dhe gropat me ujë janë prezente kudo deri afër hyrjeve të pallateve.

Banorët shprehen të irrituar se veç premtimeve nuk është bërë asgjë në këtë zonë për më tepër se 25 vite dhe situata vazhdon të mbetet e njëjtë.

Banore: “Edhe në kohën e Enverit kështu ka qenë si në këto kohë.”

Nga ana tjetër burime pranë Bashkisë së qytetit bëjnë me dije se jo vetëm kjo rrugë, por dhe shumë të tjera janë pjesë e projekteve që ky institucion ka hartuar për tu reabilituar, por ende nuk janë siguruar fondet.

EMISIONET