Berat, rruga që kalon përmes qytetit plotësisht e amortizuar

Berat, rruga që kalon përmes qytetit plotësisht e amortizuar

Rruga e vetme që kalon përmes qytetit të Beratit është plotësisht e amortizuar, Në të gjithë gjatësinë e saj mbizotërojnë gropat dhe dëmtimet e asfaltit që vështirësojnë qarkullimin. Qytetarët ankohen, ndërsa e vetmja ndërhyrje e bashkisë është riparimi i disa dëmtimeve të shkaktuara nga  lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë.

Ky është i vetmi aks që lidh dy skajet e Beratit por edhe vetë qytetin me Poliçanin e Skraparin.

Rruga që kalon në qendër të qytetit është plotësisht e amortizuar.

Segmenti nga ish-Kombinati deri tek zona e njohur si ish axhensia është më i dëmtuari, kjo edhe për shkak në këtë pjesë lejohen të lëvizin edhe mjetet e tonazhit të Rëndë.

Pasojat janë këto gropa e dëmtime në gjithë gjatësinë e rrugës deri në Sheshin e Harmonisë Fetare.

Pasojat i vuajnë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë cdo ditë.

Të vetmet ndërhyrje që ka bërë ndër vite bashkia kanë qënë mbushja e gropa, të cilat sërisht janë shkatëruar dhe vështirësojnë dhe më tej situatën.

EMISIONET