Berat, makina përplaset me murin dhe shtyllën, plagoset pasagjeri

Berat, makina përplaset me murin dhe shtyllën, plagoset pasagjeri

Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Berat. Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:00 në vendin e quajtur Uznovë e Madhe.

Sipas policisë "mjeti tip Rover me drejtues shtetasin A.B, 38 vjeç, banues në Berat ka dalë nga rruga, për pasojë është përplasur me murin dhe një shtyllë. Si pasojë është dëmtuar rëndë pasagjeri shtetasi M.D, 29 vjeç, i cili është transportuar në spital në gjendje të pa stabilizuar për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

EMISIONET