Berat, hajdutët hedhin në erë bankomatin dhe marrin paratë

Berat, hajdutët hedhin në erë bankomatin dhe marrin paratë

Persona të paidentifikuar kanë vjedhur me anë të shpërthimit bankomatin e një banke të nivelit të dytë në Urën Vajgurore

Grabitja duhet të ketë ndodhur gjatë orëve të natës, ndërsa nga informacioni paraprak i policisë së Berat mësohet se është konstatuar rreth orës 02:24 të 4 janarit 2019.

Informacion paraprak: Më datë 04.01.2019, rreth orës 02:24, në Urën Vajgurore, është konstatuar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, se është shpërthyer dhe vjedhur bankomati i një banke të nivelit të dytë, ku kanë marrë një sasi lekësh. 

Flitet se shuma e grabitur është 500 mijë lekë të reja. Fillimisht hajdutët i kanë vendosur tritol dhe më pas kanë hyrë në sistem duke vjedhur dhe paratë.

Banka ndodhet në qendër të qytetit dhe kamerat kanë filmuar dy persona me maska të cilët pasi kanë marrë paratë janë larguar nga vendngjarja.

Aktualisht banka ka pezulluar punën për të nisur verifikimet dhe për të zyrtarizuar shumën e grabitur. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve. Ky është rasti i dytë i grabitjeve në qarkun e Beratit. 

EMISIONET