Një 12 vjeçar është aksidentuar nga një automjet tip Benz pasditen e sotme në Berat. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta në aksin rrugor Berat - Poshnje, ku shtetasi Agur Kanaçi duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorin shtetasin S.F, 12 vjeç, banues në Poshnje, i cili është transportuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Policisë Berat, ku po kryhen veprimet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/Ora News.tv/