Berat, arrestohen grabitësit e servisit, procedohet pronari që i goditi

Berat, arrestohen grabitësit e servisit, procedohet pronari që i

Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë nga policia në Kuçovë, pasi kanë tentuar të vjedhin pjesë këmbimi në një servis në fshatin Kutalli.

 Në pranga përfunduan, Emigert Haxhillari, 30 vjeç, banues në lagjen ‘’11 Janari’’ Kucovë, (i dënuar 3 herë më parë) si dhe Gentjan Luzi, 36 vjeç, banues në lagjen ‘’11 Janari’’ Kucovë, (i dënuar më parë).

Gjithashtu është proceduar penalisht për "Dëmtime të tjera me dashje" shtetasi G.O, pronari i servisit pasi ka goditur autorët e dyshuar gjatë tentativës për vjedhje.

Për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera.

Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

EMISIONET