“E keni kthyer Shqipërinë në një republikë marrëveshje dhe një republikë marrëveshje nuk  funksionon, sikurse nuk eci kjo. Tani rrini, mos shkoni te KZAZ-të sepse morët në qafë ata njerëzit e shkretë, sepse po i fusni në burg”, kështu u shpreh kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar të Shqipërisë, Idajet Beqiri i ftuar në emsionin “Arena”, në RTV Ora.

Në diskutim me kreun e PDK Nard Ndokën, Beqiri më tej shtoi se opozita ka krijuar një grup të strukturuar kriminal dhe po fut njerëzit në burg.

“Ju e keni krijuar grupin e strukturuar kriminal sepse po digjni shkolla, po shkatërroni pasurinë, po prodhoni armë dhe municione që janë të ndaluara me ligj dhe po i hidhni në drejtim të institucioneve të shtetit. Tërhiqini njerëzit nga rruga e krimit dhe në 30 qershor, populli që do të shkojë të votojë të shkojë”.


/Ora News.tv/