Beppe Marotta: Juventus kërkon shumë futbollistë, Cancelo e Icardi ?

Beppe Marotta: Juventus kërkon shumë futbollistë, Cancelo e

Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta, ka dal në një konferencë për shtyp, ku ka folur për merkaton në shtëpinë bardhezi.

"Jemi optimistë për Emre Can. Mund të themi se kontakti me përfaqësuesit e tij ka filluar dhe po shkon mirë. Ne shpresojmë se mund të arrijmë një përfundim brenda 10 ditëve.

"Lojtarët e Juventusit konsiderohen të pazgjidhshëm, deri në momentin që ata kërkojnë të shiten. Në rastin e Higuain, edhe nëse ai është në Kupën e Botës, ne nuk kemi marrë asnjë kërkesë të tillë. Icardi është një sugjerim. Natyrisht ne po flasim për një lojtar të shkëlqyeshëm, i cili i takon Interit, dhe pastaj ka edhe këto raporte lajmesh që i jemi afruar atij. Futbolli shpesh është dhe fantazi".

"Cancelo është një lojtar i mirë dhe profili i atij që ne po kërkojmë, por për momentin nuk po zhvillohet negociata. Gjithçka që mund të them është se ai është një lojtar interesant".-përfundoi Marrota.

Një deklaratë që zbardh shumë pak nga "puzzle" i merkatos së Juventusit, që synon të përforcoj skuadrën me elementë të tjerë cilësor dhe për të bërë hapin e madh, të fitoj dhe jashtë kufijve të Italisë.

EMISIONET