Qeveria serbe ka miratuar një paketë shtesë ndihme dhe mbështetjeje për popullin serb në Kosovë kryesisht për strehimin, zhvillimin bujqësor.

Kështu tha në Kosovë drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriç.

“Ky vendim i Qeverisë synon të dërgojë një mesazh të qartë se populli ynë në Kosovë dhe Metohi gjithashtu ka të ardhme bashkë me dëshirën për të përmirësuar kushtet e jetesës, në mënyrën që është në dispozicionin tonë”, tha Gjuriç për gazetarët në Mitrovicën Veriore pas ai vizitoi dy ndërtesa banimi në Lagjn e Boshnjakëve, transmeton Klan Kosova.

/Ora News.tv/