"Benzi" shpërthen në flakë në aksin Elbasan-Peqin

"Benzi" shpërthen në flakë në aksin Elbasan-Peqin

Një automjet tip "Benz" në lëvizje e sipër është përfshirë nga flakët në fshatin Çengele në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mjeti drejtohej nga shtetasi H.L., banues në lagjen "Qemal Stafa" Elbasan.

"Si pasojë e flakëve të zjarrit është djegur plotësisht mjeti, ndërsa nuk ka dëmtime në njerëz", sqaron policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, nga hetime paraprake dyshohet se mjeti ka pasuar një defekt teknik.

EMISIONET