Aksident rrugor është regjistruar pak më parë në aksin Elbasan-Metalurgji.

Një motorr me targë AD 469 është përplasur me një mjet tip “Benz” me targë AA 141 LF dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorrit i cili është dërguar në spital.

Si pasojë e kësaj përplasjeje është krijuar trafik në qarkullimin e automjeteve.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila ka kryer veprimet proceduriale për të pëërcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

/Ora News.tv/