"Benzi" përplas këmbësorin në aksin Elbasan-Librazhd

"Benzi" përplas këmbësorin në aksin

Një 82 vjeçar është aksidentuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në fshatin Labinot Fushë.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale I.T, banues në këtë fshat, ka përfunduar në spitalin Kirurgjik Elbasan nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka arrestuar shtetasin Rexhep  Shyti, 32 vjeç banues në fshatin Labinot - Mal, drejtues i mjetit tip "Benz" veturë që aksidentoi këmbësorin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor".

EMISIONET