Bën aq ftohtë sa ngrijnë peshkaqenët dhe breshkat

Bën aq ftohtë në Masaçuset sa po ngrijnë dhe peshkaqenët. Atlantic White Shark Conservancy në një postim në facebook informon se tre peshkaqenë janë gjetur të mërkurën e 27 dhjetorit në brigjet e gjirit Cape Cod në Oqeanin Atlantik, ngjitur me shtetin e SHBA të Masaçuset.

Temperaturat minimale që njiheshin zakonisht gjatë dhjetorit në këtë zonë shkonin në 1 gradë, ndërsa aktualisht ato arrijnë deri në - 12 gradë Celcius.

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) deklaroi se kishte shpëtuar dhjetra breshka uji në brigjet e ishullit Galveston

Ata janë gjetur të ngrira dhe janë vendosur në një ambient rehabilitimi për të normalizuar temperaturën e tyre të trupit.

Shikoni fotot 




EMISIONET