Ben Affleck zbulon pse hoqi dorë nga Batman

Ben Affleck zbulon pse hoqi dorë nga Batman

Ben Affleck ka zbuluar arsyen pse nuk do rikthehet më në rolin e tij të famshëm të Batman.

I ftuar në  "Jimmy Kimmel Live", aktori shpjegoi pse po 'e var në raft' kostumin e superheroit: "U përpoqa të sillja një version të tij dhe punova me një skenarist me të vërtetë shumë të mirë. Por nuk arrita që të sillja versionin që doja. Ndaj mendova se ishte koha për tu larguar dhe ti liroja vendin dikujt tjetër. Ata morën disa njerëz shumë të mirë dhe unë jam shumë i lumtur për këtë."

Affleck fillimisht konfirmoi në Twitter se nuk do ishte pjesë e filmit të ardhshëm që do dalë në kinema në verën e vitit 2021.

46-vjeçarja ka luajtur rolin në seritë e mëparshme të "Batman v. Superman: Dawn of Justice," "Suicide Squad" dhe "Justice League."

Pas largimit të Affleck nga filmi, ishte Matt Reeves që nënshkroi për të marrë rolin.

Aktori fillimisht duhet që të shkruante tekstin e filmit, të ishte regjisor, dhe të luante rolin e Batman por u tërhoq nga detyrat e drejtimit dy vjet më parë, ndonëse la të hapur alternativën për të mbajtur rolin.

EMISIONET