Një fanse e yllit të Hollywood, Angelina Jolie ka bërë 50 operacione për të dukur si idhulli i saj. 

Sahar Tabar, nga Irani ka mbushur rrejtin e saj social Instagram me fotografi duke krahasur veten më Angelinën.

22-vjeçarja ka marrë shumë komente negative, ku e krahasojnë me një 'zombie' ose 'kufomë'.

Sipas mediave belge, qëllimi i Sahar është të duket si aktorja. Ajo ka humbur 40 kg si ka bërë disa operacione vetëm në disa muaj për ti ngjarë 42-vjeçares.

Por besohet në fakt se ajo thjesht ka përdorur make-up dhe pjesë plastike për të krijuar pamjen e saj të veçantë.

/Ora News.tv/