Belshi i mbushur me intrigë, Dumreja e 87 liqeneve kthehet në atraksion turistik

Belshi i mbushur me intrigë, Dumreja e 87 liqeneve kthehet në

Puntata e radhës e emisionit "Tonight" është transferuar në një nga fshatrat më të bukur të Belshit. Zona e Dumresë është e njohur për liqenet e shumta, por pak i zbuluar nga turistët deri vitet e fundit. 

Jonel Kristo, drejtor i projekteve turistike thotë se qyteti pavarësisht se është i lidhur me shumë rrugë, ai ka mbetur i izoluar për shkak se në periudhën e komunizmit ishte qytet i të internuarve.

Kristo: Ka pasur një trajektore të pa precedentë rritja e Belshit si destinacion dhe Seferanit si fshat. E ka vendosur Belshin në top tre destinacionet më të vizituara në Shqipëri. Kur ti e krahason me Dhërmiun, Belshi dhe Seferani është në hot-spot dhe mbi të gjitha janë vetëm turistë shqiptarë. Belshi është i mbushur me intrigë, me përplasje. Ka qenë ironike, pasi Belshi ka qenë qyteti më i lidhur në Shqipëri dhe qyteti më i izoluar sepse ka qenë qytet internimi. Në 5 rrugë hyrëse, asnjë e shtruar. 87 liqene asnjë i shfrytëzuar dhe i vizituar. Gjithë këto burime asnjë i promovuar. Potenciali ka qenë. Belshi ka burgun që funksionon sot por është atraksion i turizmit politik pasi aty kanë kaluar burgun të internuar që jetojnë edhe sot. Përveç transformimit fizik, është bërë edhe vokal.


EMISIONET