Bella Hadid seksi dhe transparente në tapetin e kuq

Ato sfiluan në pasarelën e Victoria's  Secret mbrëmjen e së enjtes.

Dhe motrat Gigi e Bella Hadid u shfaqën mahnitëse në tapetin e kuq të Pier 94 në New York, ku u zhvillua shfaqja e madhe.

Bella dukej shumë seksi e veshur me një fustan të ndrishtëm argjendi. Me fustanin transparent të çarë deri tek kofshët dhe pa reçipeta, 22-vjeçarja vuri në pah format e saj elegante trupore ndërsa ekspozoi hiret e saj.

Ndërsa Gigi, që është një nga supermodelet më të lakmuara në botë, dukej mahnitëse e veshur me paliçeta të bardha që shndërisnin dhe këpucë të argjendta.

Në tapetin e kuq, motrat e famshme u shoqërua nga mami i tyre, modelja Jolanda Hadid.

Ndërsa nuk mungoi as The Weeknd, që ndoqi shfaqjen e të dashurës së tij Bella.


EMISIONET