Bella Hadid në një lidhje me basketbollistin e famshëm?!

Bella Hadid u raportua se po mendonte të rikthehej me ish të dashurin e saj The Weeknd në fund të vitit 2017, pas ndarjes së këtij të fundit nga Selena Gomes.

Por mesa duket supermodelja e ka harruar dashurinë e vjetër dhe ka nisur një lidhje me basketbollistin e famshëm Jordan Clarkson.

Clarkson ka qenë  ish i dashuri i shoqes së ngushtë të Bellës, Kendall Jenner në fillim të vitit 2017.

Por tani sipas raportimeve Bella dhe Jordan janë lidhur vetëm një javë më parë dhe ishin së bashku më 12 dhjetor në Zuma të NYC.

Bella Hadid ka reaguar këtyre thashethemeve në Twitter por akoma nuk ka dhënë një përgjigje konkrete.

Blogeri Perez Hilton shkroi një artikull rreth romancës së tyre të mundshme pasditen e së mërkurës dhe modelja iu është përgjigjur: A jam unë e lidhur??

21-vjeçarja, motra e së cilës është supermodelja bjonde e Vogue Gigi Hadid, ka pasur një jetë interesante dashurie që kur u bë e njohur dy vjet më parë.

Pas ndarjes nga The Weeknd, me të cilin ishte në një lidhje serioze, ajo u hodh në krahët e Drake.

EMISIONET