Është kthyer në Milano pak orë më parë, por Belen Rodriguez vijon ti bëjë fansat e saj të përjetojnë ëndrrën amerikane nëpërmjet një video me nota të larta erotizmi në një dhomë hoteli në New York.

Në video Belen shfaqet me flokë të lagura, trupin me vaj dhe një kanatiere të bardhë e të tejdukshme, e cila ia ka nxjerrë në pah format e mrekullueshme fizike.

E mbështetur në mur bukuroshja ka realizuar një set fotosh mjaft të nxehta.

“Belen ti mund të bësh gjithçka”- i ka shkruar një nga ndjekësit në rrjetin social Instagram, në videon që vetë ylli argjentinas ka postuar.



Tags