"Bëj si kanë bërë të tjerët", BOOM denoncon: Si kërkohen lekët me "lezet" për regjistrimin e pronës

Problemet me tokat në Shqipëri nuk kanë të mbaruar. Emisioni BOOM ka sjellë rastin e Vllasi Banit nga fshati Daullas të Fierit.

Ai ka përfituar 1300 hektarë tokë sipas ligjit  7501, por nuk ja regjistrojnë se i thonë e ke truall.

Problemet filluan në momentin që shkon për të dorëzuar dokumentet me anë të të cilave donte të regjistronte pasurinë si toke arë. Por çudia më e madhe është se kufitarët e zotit Vllasi e kanë të regjistruar tokën si arë ndërsa vetëm pjesa e zotit Vllasi del tokë truall.

Vllasi Bani: Në 1991 kjo tokë është ndarë sipas ligjit 7501 dhe këtu kemi marrë disa persona nga 1300 metra katëror secili. Nis procedurën për regjistrimin e tokës e cila është vendosur shtëpia mbi këtë pronë. Pasi shkova në hipotekë për të regjistruar këtë pronë më kthehet përgjigjia se prona tuaj do të vazhdojë procedurat më prapa sepse prona rezulton truall shtet, ndërkohë që një pjesë e personave të tjerë e kanë bërë hipotekën, ndërsa mua nuk e di pse ma bëjnë këtë.


Sipas denoncuesit juristi i Prefekturës e ka mbajtur peng 3 vite pasi i thotë që për të regjistruar pronën duhet të bësh ashtu si kanë bërë bashkëfshatarët e tu. Ai thotë se dikush ka paguar dhe dikush jo për të bërë regjistrimin e pronës.

Vllasi Bani: Pasi më ka thirrur ky Besnik Salihi në Prefekturë më ka thënë ti jo muaj, por vjet të rrish nuk e bën dot hipotekën, ndryshe bëj dhe ti si e kanë bërë të tjerë hipotekën. 

Gazetarja: Nuk u bërë kurioz të pyesje komshinjte si e kanë bërë hipotekën?

Vllasi Bani: Nuk i futem dot kësaj punë, por pak a shumë e di si e kanë bërë, dikush ka paguar, dikush nuk ka paguar.

Juristi Prefekturës- Zotërisë i ka ardhur një shkresë nga Zyra e Regjistrimit Pasurisë Paluajtshme Fier, për verifikimin e AMTP-së. Më vjen kthim përgjigje nga Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes Tokës ‘Ju informojmë në sipërfaqen kadastrale 1.44 ha është në zërin kadastral truall shtet’.

Gazetarja – Ju thoni që është truall shtet, dmth kjo është përgjigjia që ka ardhur truall shtet.

Juristi Prefekturës- Po

Gazetarja – 5 persona e kanë tokë arë, vetëm ky e ka tokë shtet?

Juristi Prefekturës- Kush e ka tokë arë?

Gazetarja – Kufitarët e këtij.

Juristi Prefekturës- Kjo ka qenë stallë në kohen e monizmit dhe është truall shtetëror dhe nuk ndahet kjo tokë.

Gazetarja – Stalla fillonte këtu dhe mbaronte këtu.

Juristi Prefekturës- Po.

Gazetarja – Kam filmuar rrënojat dhe mos e vë në dyshim fare.

Juristi Prefekturës- Po as bëhet fjalë fare.

Gazetarja – Si mundet që këtij t’i quhet tokë arë edhe pse këtu është stalla…

Juristi Prefekturës- Kush e ka quajtur?

Gazetarja – Urdhëro, ja certifikata e pronësisë.

Juristi Prefekturës- Atëhere dëgjo, mirë dakord.

Gazetarja – Ja certifikata e pronësisë.

Vllasi Bani:- Unë jam truall këtu dhe kjo tjetra është arë?

Juristi Prefekturës- Po kush tha që është arë ajo tjetra? Unë s’kam tjetër, mua për ty më ka ardhur. Mua më vijnë kërkesat, ne nuk verifikojmë dot direkt per veten tonë.

Gazetarja – Po kush e ka verifikuar këtë?

Juristi Prefekturës- Kjo më ka ardhur nga Zyra e Regjistrimit, kërkesa më ka ardhur nga zyra. Po të më vijë kërkesa edhe për këta personat e tjerë unë edhe këtyre të tjerëve të njejtën gjë do u veproj si puna e këtij.

Gazetarja – Po si ka mundësi që këto kanë dërguar vetëm për këtë…

Juristi Prefekturës- Po ky ka vajtur për regjistrim, kur të vejë ai për regjistrim

Gazetarja – E ka të regjistruar ai zotëria tjetër.

Juristi Prefekturës- Atëherë shkoni te zyra e regjistrimit jo te mua, unë nuk di gjë. Unë nuk pashë ëndërr për këtë qytetar, mua më ka ardhur një shkresë nga zyra e rregjistrimit për të verifikuar tapinë e këtij zotërisë. Ata të tjerët, se ç’kanë bërë zyra e regjistrimit, ik drejtohu te zyra e regjistrimit si e ke regjistruar tokë truall thuaj?

Gazetarja – Atëherë zyra e rregjistrimit ka 2 standarte.

Juristi Prefekturës- Atë s’e di unë, mos më kërko mua për zyrën e regjistrimit.

Vllasi Bani: I kam thënë, të tjerët pse e kanë bërë regjistrimin? Bëj dhe ti siç kanë bërë të tjerët që të bëhet hipoteka, ndryshe këtu e ke 4 muaj kishe në atë kohë, jo 4 muaj po 4 vjet.

Juristi Prefekturës- Si thua tani ti, si thua ti?

Vllasi Bani- Kështu më ke thënë.

Juristi Prefekturës- Ça të kam thënë?

Vllasi BaniBëj dhe ti si të tjerët, ti më ke nxjerr jashtë. Ti ore ti, dhe kam marrë policinë në telefon që atë ditë.

Por ka qenë prefektuar që i ka kërkuar Hipotekës që mos regjistrojë pronën e Vllasiut me pretendime se do të bëhen disa verifikime.

Gazetarja- Kam shkuar te prefektura dhe i kam thënë, si është e mundur që këto të gjithë e kanë të regjistruar arë, ndërsa kjo është tokë truall?

Zëdhënësja për Media e Hipotekës- Po .

Gazetarja- Më ka treguar një dokument, është vetë hipoteka që për 5 të tjerët ne nuk na ka kërkuar informacion, ndërsa për këtë zotërinë na ka kërkuar informacion

Zëdhënësja për Media e Hipotekës- Është te i njëjti bllok dmth, te parcela psh 6

Gazetarja-Po, po.

Vllasi Bani-1453 zëri kadastral.

Juristi Hipotekës- Zotëria është sqaruar,zotëria është në komision. Ka ardhur shkresë që ka ngrirë komisioni pronat e tua për verifikim.

Vllasi Bani- Këtë po kërkoj pse?

Juristi Hipotekës-Jo te ne. E kanë bllokuar pasurinë me shkresën 32-23 dt 15.09 të Komisionit Verifikimit Titujve të Pronësise Fier ka kërkuar nga ZVRPP, na ka kërkuar ai neve dhe ka dërguar shkresë.

Gazetarja-Kush ju ka kërkuar ju…?

Juristi Hipotekës- Komisioni i Verifikimeve shkresërisht.

Gazetarja- Janë 6 veta që kanë nga 1300 metra tokë. Pesë veta e kanë marrë te ju të regjistruar si tokë arë, vetëm zotërisë i thonë ti e ke truall.

Vllasi Bani- Pse jam ndryshe unë , kjo është pyetja?

Gazetarja- Kur unë i bëra pyetjen pse këtyre ia ke regjistruar, tha sepse hipoteka na ka kërkuar informacion për këtë jo për 5 të tjerët.

Juristi Hipotekës-Hipoteka regjistron një titull pronësie, nuk ka të bëjë me vlefshmërine e aktit.

Gazetarja- Ka qenë stalla te pasurin nr 3 p.sh, si ka mundësi që pasuria nr 3 që ështe stalla e ka regjistruar arë ndërsa pasurinë nr 4 të zotërisë nuk e rregjistron se thotë është tokë shtet.

Juristi Hipotekës- Ai studion zërin kadastral, aktin në vetvete, kryetarin e komisionit që e ka dhënë, ne thjesht i marrim ato i regjistrojmë.

Çështja për pronën e Vllasiut ka kaluar në Gjykatë dhe pritet të merret një vendim nëse është tokë truall apo tokë arë.


EMISIONET